Murrizi: Politikanë qesesh! Replikon Rama: Dëngla nga ata që hanë e pinë e vjedhin

Në diskutime mes deputetëve ka pasur debate të ashpra, ku nuk kanë munguar as edhe replikat mes deputetit Myslim Murrizi dhe kryeministrit Edi Rama.

Deputeti Myslim Murrizi i kërkoi qeverisë të ndalojë propagandën dhe të marrë masa për të ndihmuar dhe gjendur pranë qytetarëve në këtë kohë.

“Mjaft me propagandë. Politikanë qesesh që mendojnë se do zgjatet karriera e tyre“

Kryeministri Edi Rama në foltore replikoi me Murrizin.

“Flitet në një mënyrë që është e neveritshme dhe më e bukura është se për qeset flasin ata që hanë e pinë, hanë e pinë e rrinë në shtëpi, hanë e pinë e vjedhin e vjedhin ndërkohë që ata marrin ata qese janë falenderues e mirëkuptues, e nuk shesin dëngla. Dënglat e tua janë dëngla por fola për dëngla në përgjithësi për ata që hanë e pinë dhe u qajnë hallin ata që janë në nevojë”

Ndërsa Rama fliste Murrizi replikonte me nervozizëm nga karrigia e tij, por nuk dëgjohet mirë.

Loading...