Permes nje postimi ne ‘Facebook’ kreu i qeverise thekson se qeveria do të vazhdoje të zbatojë planin dhe ta adaptojë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës.
Mes te tjerash ai theksoi se “Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më”.
MESAZHI I RAMES
🔴 VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri👍
🔴 Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!
🔴 Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj-lloj fantazish jashtë këtij realiteti!