Forcat e Armatosura ndodhen pranë njerëzve më në nevojë, në çastet më të vështira.
Kështu u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila publikoi sot disa fotografi të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, të cilët dhuruan gjak për fëmijët talasemikë.
“Burrat dhe gratë në uniformë janë angazhuar të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit jetik, të mungesës së gjakut për fëmijët talasemikë dhe urgjencave në këto kohë pandemie.
Nisëm sot, me batalionin Komando dhe atë të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm për të vijuar nesër me strukturat e tjera në këtë mision të pashoq humanitar”, – tha Xhaçka./atsh
Loading...