Lubonja: Vajza ime thyeu karantinën në Itali, e kapi Policia dhe e…

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar ndryshimet në Kodin Penal për dënimin me burg të personave që thyejnë karantinën, tha se ligjet janë shumë të ashpra.

Duke iu referuar të rinjve, Lubonja tha se burgu do t’i shkatërronte ata.

Ai mori shembull vajzën e tij dhe tha se dhe ajo kishte thyer karantinën në Itali pasi kishte dalë me shoqet, por e kapi policia dhe siç tregoi analisti, atë nuk e dënuan por e çuan në shtëpi dhe e paralajmëruan.

“Edhe vajza ime është gjendur në një situatë të tillë në Itali. Meqë do rastin. Vajza ime në Itali, kishte thyer karantinën, kishte dalë me shoqet dhe i kapi policia italiane. I kapi dhe i dërgoi në shtëpi. I paralajmëroi pra.

Ishte paralajmërim, nuk i dërgoi në burg. Të rinjtë prsh edhe sic janë, janë keq, them unë. Po t’i shtosh edhe burgun, ata bëhen keq e më keq, e nuk duhet të shkojë një i ri në burg për kaq gjë. Edhe kështu sic janë, të rinjtë janë në arrest shtëpie. Do i shkatërroje”, u shpreh analisti Fatos Lubonja.

Loading...