Vlorë/ Pl.agoset me ar.më zjarri efektivi i policisë, detaje nga ngjarja e rëndë

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë, pasditen e kësaj të premteje.

Burime bëjnë me dije se personi i plagosur është një efektiv policie, i cili ishte duke pastruar armën e shërbimit.

Duket se diçka ka shkuar keq në momentin e pastrimit të armës, dhe efektivi ka mbetur vetë i plagosur.

Punonjësi i policisë është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku aktualisht është duke iu nënshtruar një operacioni.

Njoftimi i policisë së Vlorës:
Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.

Loading...