Policia njoftoi se dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e se premtes në bulevardin kryesor të Elbasanit, afër stadiumit “Elbasan Arena”.
Dy mjetet janë në pronësi të një çifti bashkëshortësh, gjykatësit Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij.
Në vendngjarje ndodhet shërbimi zjarrfikës që po punon për shuarjen e zjarrit në mjete, ndërsa ka edhe forca të shtuara të policisë.
Nga ana e bluve vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit në mjete, ndërsa vlen të theksohet se ngjarja ka ndodhur pas ndalim qarkullimit.
Loading...