U nisen per të bërë dializën, aksidentohen katër pacientë

Katër pacientë që ishin nisur për të bërë dializën në qytetin e Elbasanit janë aksidentuar. 

Ata mesohet se jane jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë perfshire kater pacientet e identifikuar si Idriz Bajrami, Kimete Myftari, Xhevahir Bogdani dhe Hajrie Alla.

Pacientet jane nga zonat perreth, nga Librazhdi, Rracja dhe Dragostunja dhe marrin sherbimin per dialize ne menyre te rregullt ne Elbasan.

Ata jane derguar ne spital per mjekim, nderkohe qe mesohet se gjendja e tyre eshte jashte rrezikut per jeten.

Loading...