Objekti i flaktë që u shfaq në qiell për 20 minuta (foto)

Një objekt i flaktë u vërejt teksa përshkonte në mënyrë spirale qiellin e natës për plot 20 minuta derisa në fund ra në tokë.

Sipas Daily Mail, Gerry Underwood, 55 vjeç, i cili jeton në një varkë në Stretham, Cambridgeshire, e pa objektin rreth orës 20:00 të së mërkurës.

Ai dhe partnerja e tij, Melanie kishin ndezur zjarr jashtë, kur vunë re “gjurmë përvëluese” në qiell dhe vendosën ta fotografojnë momentin në fjalë.

“Dukej si një re e shkurtër. Nuk po lëvizte shpejt. Ne kemi parë qindra rënie yjesh, por ajo nuk ishte ashtu. Po zbriste shumë ngadalë dhe në formë spiraleje.

Kishte flakë që dilnin nga mbrapa saj. Ishte vërtet e pazakontë”, u shpreh Underwood, citon top channel.

 Objekti i paidentifikuar la një gjurmë të madhe në itinerarin e tij dhe u desh “midis 10 dhe 20 minutash” të binte në tokë.

Loading...