Tinguj shprese/ Banda frymore zgjon Tiranën

Prej më shumë se 40 ditësh vendi është në shtetrrethim dhe mërzia është ulur këmbëkryq mes qytetarëve, por në kryeqytet për ta thyer sadopak këtë monotoni ka menduar banda frymore e qytetit, e cila ka luajtur disa pjesë orkestrale.

E nisur nga rruga e Durrësit ajo ka përshkruar disa rrugë të tjera, teksa luante muzike, për të treguar se kjo është një gjë e përkohshme dhe jeta me shumë ngjyra do të rikthehet se shpejti.

Kjo duket si diçka e goditur nga organizatorët duke patur parasysh që nga e premtja në orën 17:30 dhe deri të hënën në orën 05:00 çdo qytetar duhet të qëndrojë në shtëpi.SHQIPTARJA.

Loading...