Besimtarët ortodoksë në Korçë kanë kremtuar Pashkën, ndryshe nga gjithë vitet e tjera për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia e koroanvirusit.
Shërbesa fetare e mbrëmjes është mbajtur në katedralen “Ngjallja e Krishtit” me dyer të mbyllura për besimtarët, e megjithatë qytetarë të paktë kanë qenë të pranishëm në shërbesën e ngjalljes duke ruajtuar distancat nga njëri-tjetri.
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij imzot Joani ka dhënë mesazhin e shpresës e të ringjalljes me fjalët Krishti u ngjall:
“Besimtarët kanë marrë dritën për ta cuar në banesat e tyre si shenjë të shpresës e të ngjalljes.
Festa e Pashkës është një nga ngjarjet më të mëdha për fenë ortodokse, pasi simbolizon fitoren e dritës mbi errësirën, fitoren e jetës mbi vdekjen e fitoren e shpresës mbi dëshpërimin.”