Paratë e falura do të kalohen automatikisht në llogarinë bankare të individëve të gjobitur.
Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, sqarohet se kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 maj 2020.
“1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë,merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuarshuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në mënyrë automatike nëllogarinë bankare të individit ose në mungesë të saj kjo shumë i dërgohet institucionit shtetërorqë ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.
2. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshmepër kthimin e saj brenda datës 30 prill 2020. 3. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 maj 2020. 4.Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.”
Ndërkohë, licencat dhe mjetet e bllokuara do të kthehen brenda datës 15 maj 2020.
“1. Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brendadatës 15 maj 2020 te subjekti përfitues. 2. Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore, që kanë vendosur masaadministrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës sëkthimit të detyrimit të falur.”