Vlorë/ Mbin bari i panjohur që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjate trupit (foto)

Kryetari i Bashkisë Vlorë Z.Dritan Leli shkruan në Facebook se në qytetin e Vlorës Ka mbirë një lloj bari i panjohur:

“Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë nje lloj i panjohur bari i lartë qe e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjate trupit.

Bashkia e Vlorës do të angazhojë Institutin e Bimëve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjen biologjike të kësaj specieje.

Ju bëjme thirrje të gjithë qytetarëve të mos i afrohen pa u zbuluar më parë efekti i kësaj bime mbi organizmin e njeriut!

Për momentin bimë të tjera dhe pemë të ndryshme po shtohen rrotull barit të cuditshëm me përmasa gjigande që ka dale në hyrje te qytetit”.

Loading...