E moshuara e riatdhesuar nga Italia: Në hotel kam dhomë treshe, një natë do fle në një krevat, në një krevat tjetër

Për herë të parë kishte shkuar në Itali, por nëna nga Burreli thotë se nuk do të kthehet më kurrë atje.

Pas më shumë se dy muajsh në shtetin fqinj, nëna nga Burreli rrëfen se ka ardhur në Shqipëri dhe do të vetëkarantinohet në hotel.

Ajo thotë se ka prenotuar një dhomë treshe, por nuk do të lejojë që të flejë me askënd teksa nuk ka nguruar edhe të bëjë batutë.

“Erdhëm shëndoshë, kam shkruar me 29 shkurt dhe u ktheva sot. Preva biletë me 14, por u djeg, preu goca një biletë tjetër, shkova atje s’kisha shkuar ndonjëherë, nuk shkoj më.

Jam nga Burreli! Në aeroplan, nga 3 ishim në avion. Kam prerë një biletë treshe, nuk fle me njëri, një natë do fle në një krevat, në një krevat tjetër”, tha nëna per report tv.

Motivet nga më të ndryshmet kanë detyruar shqiptarët e bllokuar në Itali si pasojë e COVID-19 të kthehen në Shqipëri. Për Report Tv, kjo e moshuar nga Elbasani thotë se është detyruar të kthehet sepse ka bashkëshortin vetëm.

“Udhëtimi shkoi shumë mirë. Kisha 7 muaj andej. Jam operuar nga gjuri. Kam burrin vetëm në shtëpi, isha e detyruar që të kthehesha. Jam nga Elbasani”, tha e moshuara.

Loading...