Një person i armatosur i veshur si polic, Gabriel Wortman, vrau të paktën 16 persona, përfshirë një oficer policie, në provincën e Nova Skocisë në Kanada.
Mes të vdekurve është edhe autori i sulmit.
Banorët në qytetin rural të Portapique u këshilluan të qëndrojnë brenda pas nisjes së sulmit të shtunën.
Sipas mediave të huaja, policia raporton se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë.
Mes viktimave është edhe Heidi Stevenson që ka shërbyer si polic për 23 vjet.
“Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe një burrë gruan e tij.
Prindërit humbën vajzën e tyre dhe të tjerë të panumërt humbën një mik dhe koleg të jashtëzakonshëm”, tha Komisioneri Bergerman.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau e përshkroi këtë si një ngjarrje të tmerrshme.