Universiteti Kembrixhit: Origjina e koronavirusit jo në Wuhan! Qarkullon në tri variante

Koronavirusi u përhap në Shtator, ka tre variante, dhe ka origjinën në një rajon të Kinës Jugore, jo në Wuhan.

Ndërsa u ndesh me rezistencën e sistemit imunitar të njëriut ai ndryshoi shumë shpejt, aq shpejt sa kur shkencëtarët e fotografuan në fakt ai nuk ishte origjinali por mutacioni.

Kështu thuhet ne një studim të gjenetistit Peter Forster nga Universiteti i Kembrixhit i botuar nga revista shkencore Proceedings of the National Academy of Science (PNAS).

Studimi, ende jo i certifikuar nga komuniteti shkencor, u krye vetëm në 160 shtete të izoluara.

Sipas studimit epidemia filloi rreth 13 shtatorit ndërkohë që rastet e para u konstatuan më 17 nëntor kur një 55 vjeçar nga provinca e Hubei afër Ëuhan u diagnostikua me COVID-19.

TRE VARIANTET

Sipas studimit koronavirusi gjendet në tre variante, A, B, C.
Shumica e shtameve të ekzaminuara në Shtetet e Bashkuara dhe Australi janë gjenetikisht më afër virusit nga lakuriqi i natës ndërsa virusi europian duket se ështe i llojit të Azisë lindore. Në fakt, në Kinë dhe gjithashtu në Ëuhan, ku filloi zyrtarisht pandemia, virusi i llojit B ishte më i zakonshëm, në qarkullim deri në prag të Krishtlindjes. Në Guangdong, rreth 500 milje larg Wuhan, shtatë nga 11 mostrat e gjetura tek pacientët ishin tip A. Tipi C, nga ana tjetër, ishte një derivat i tipit B dhe u përhap në të gjithë Evropën.

Sipas rezultateve të studimit, virusi gjithashtu ka ndryshuar sepse ai kaloi nga lakuriqët te njerëzit përmes pangolinave, gjitarëve të vegjël që hanë milingona.
Në realitet, këto janë vetëm hipoteza. Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si virusi e bëri “kërcimin” nga lakuriqët te njerëzit.

IMPLIKIMET POLITIKE
Origjina e koronavirusit është bërë padyshim një çështje politike me rëndësi ndërkombëtare: nga njëra anë Donald Trump flet për “virusin kinez” nga ana tjetër Pekini mbështet tezën që koronavirusi u soll në Kinë nga ushtria amerikane .

E ARDHMJA – Studiuesit tani kanë vendosur të zgjerojnë analizën në mbi një mijë mostra për të pasur më shumë prova për të mbështetur tezat e reja mbi lindjen dhe përhapjen e koronavirusit.

Loading...