Ngrihet Task Forca për respektimin e masave të sigurisë! Një mjek në çdo biznes të madh

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ngrihet një Task Forcë në kryeministri që do të shtrihet më pas deri në terren, për të inspektuar zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Ndërkohë në bizneset e mëdha me shumë punonjës, që janë lejuar të hapen do të vendoset edhe një mjek.

“Një Task Forcë në kryeministri dhe më pas bashkiake dhe më pas grupe në territor që do të ndjekin nga afër ekzekutimin e standarteve të vendosura sipas protokolleve për ata që ushtrojnë aktivitetin.

Po punojmë për të vendosur ranë bizneseve që hyjnë në biznese me protokoll të kuq (risk i lartë) do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë nga afër zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale, që të mos ketë asjë cedim të zbatimin e rregullave”, tha Rama.

Loading...