Rama shprehet se drafti do të diskutohet me të gjitha grupet e interesit, ndërsa shton se shqiptarët brenda e jashtë vendit mund të deklarojnë paratë.
“Amnistia fiskle dhe penale ka qenë një nismë që e kam prezantuar kohë më parë, përpara se të niste kjo luftë. Do të cojmë draftin në parlament e do të diskutojmë edhe me grupet e interesit. Është një lëvizje e mirë për të gjitha kompanitë dhe ata që jetojnë jashtë, për të formalizuar të ardhurat në 30 vjet, të shqiptarëve që jetojnë brenda vendit dhe jashtë.
Amnistia përjashton produktet e aktivitetit kriminal apo korrupsionit. Përjashton politikanët, prokurorët, gjyqtarët e familjarët e tyre dhe padyshim të gjithë ata që janë subjekt i vetë-deklarimit. Drafti do të shtrihet në disa fasha. Secili të vendosë asetet me emrin e vet. Deklarimi i kursimeve nis me tarifën 5 përqind. Kjo është një nismë shqiptare e ne do ta bëjmë”, tha Rama.
Më tej, Rama deklaroi se kjo është një nismë që është diskutuar edhe më parë dhe se është lëvizje e duhur politike e ekonomike.
“Amnista fiskale është një nismë që e kemi nisur më parë. Amnistia është një lëvizje e domosdoshme politike dhe ekonomike, në kushtet e një ekonomie që nuk e ka formualizuar dot paranë”, u shpreh Rama.