Rama: ‘Kur dalin nënat me fëmijë, burrat ose të gjobiten, ose t’u hiqet liria me kërkesë të grave, në rast se nuk bëjnë punët e shtëpisë’

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat teksa komentoi vendimin e të dielës, ku nënave me fëmijë deri në 10 vjeç) iu lejohej dalja përgjatë paradites, duke shigjetuar kështu të gjithë burrat përtacë.

Gjatë intervistës për ‘News24’ kryeministri tha se gabimi i vetëm që kishte bërë në atë vendim ishte fakti se nuk kishte parashikuar burg ose gjobë për të gjithë ata burra që nuk kishin bërë punët e shtëpisë, për sa kohë gratë ishin jashtë me fëmijët.

“Kur them nënat me fëmijë mund të dalin dhe burrat të rrinë në shtëpi, unë rri në shtëpi.

Një gabim kishte në vendimin nxjerrjes së nënave me fëmijë që nuk u vendos një masa gjobe me heqje lirie të përkohshme të burrave që nuk kanë bërë punët e shtëpisë dhje nënat kanë dalë.

Kjo ishte një gjë që ma tha dikush. E lexova nga dikush në ‘FB’.

Kishte shumë të drejtë, do ta kemi parasysh, që kur dalin nënat me fëmijë, burrat ose të gjobiteshin, ose t’u hiqet liria me kërkesë të grave, në rast se nuk bëjnë punët e shtëpisë (qesh)”, tha Rama me humor.

Loading...