Me duartrokitje,si e meriton një artist i madh, Rikard Ljarja është përcjellë në banesën e fundit!

Me duartrokitje, ashtu siç e meriton një artist i madh, Rikard Ljarja është përcjellë në banesën e fundit!

Ai do të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Shkodër, një amanet që ua kishte lënë familjarëve të tyre.

Në ceremoninë mortore nuk kanë munguar edhe miqtë e tij të skenës, ku pranë banesës së aktorit janë parë aktorë, megjithëse situata e pazakontë e shkaktuar nga COVID-19 nuk ka lejuar që të grumbullohen shumë persona.

Nuk ka pasur një prezencë të madhe të njerëzve, por vetëm miq dhe familjarë të afërt. As kolegët nuk e e braktisën.

Të pranishëm ishte çifti Roza dhe Dhimitër Anagnosti, Rajmonda Bulku të cilët i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre.

Loading...