Aktorja Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti janë shfaqur të pikëlluar ndërsa kanë shkuar pranë banesës së mikut dhe bashkëpunëtorit të tyre Rikard Ljarja për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Mes lotësh, aktorja pranon që kanë shkelur karantinën por se nuk mundën të bënin ndryshe.
Ajo thotë se në këtë situatë të jashtëzakonshme, as lule nuk mundën të marrin për të.
“E përcollëm bëmë një shkelje por ai e meritonte. ikja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”,- thotë e përlotur aktorja.
Ndërsa Dhimitër Anagnosti u shpreh: “Pushoftë në paqe! Urojmë që vepra dhe krijimitaria e tij të mos harrohen kurrë. Ishte artist i madh, niveli i krijmtarisë së tij ishte shumë i lartë. Njerëzit ikin por vepra mbetet”.