Sarandë/ Kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur, ndalohet i moshuari

Policia në Sarandë ka bërë të mundur ndalimin e një të moshuaru i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën 17-vjeçare.

Prokuroria ka vijuar hetimet të më tejshme për shkeljene veprës Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare nga qytetit i Sarandës.

Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”

Loading...