Vetëvritet me armën e gjahut 39-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në fshatin Kroi Madh, Krujë, në banesën e tij dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu shtetasi H.H., 39 vjeç.

Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet që mund ta kenë çuar 39-vjeçarin drejt këtij akti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Loading...