Rama: Brenda majit gati plani për sezonin turistik

Kreu i qeverisë shqiptare, kryeministri Edi Rama deklaroi se në mes të muajit maj shpreson që të jetë gati një plan për sezonin e ri turistik, në kushtet kur vendi është përballë pandemisë së COVID-19.

Ai tha se ka biseduar me kryeministra të disa vendeve në lidhje me këto plane për sezonin.

“Sot fola me kryeministrin e Kroacisë, lidhur me turizmin.

Jemi në kontakt me disa nga vendet që e kanë turizmin si ne, jetik për ekonominë e tyre por dhe pjesë të pandashme të jetës, njerëzve gjatë sezonit të verës.

Akoma nuk dihet asgjë, por gjithsesi falë edhe ndërveprimeve të tjera, do e kemi dhe ne planin tonë për turizmin, brenda majit. Shpresoj brenda gjysmës së majit.Por duhet të shohim edhe situatën me epideminë, pasi është shëndeti mbi të gjitha. S’do lejojmë që të degradojë gjendja solide që kemi sot në frontin shëndetësor, pavarësisht stresit për të gjithë ne. ”, tha kryeministri.

Loading...