Letër e hapur drejtuar vetëm mjekëve të paaftë!
Atyre që sadopak e ndiejnë veten të dobët në profesion. Hiqni përparësen zotërinj!
Është më e ndershme, më hunane…
Ju drejtohem vetëm ju o mjekë që nuk njihni as profesionin tuaj, që nuk jeni as mjekë të qytetit tim!
Juve që ju vret ndergjegja sado pak që rrini në një punë që nuk i dilni dot për zot, por që ka lidhje me jetë njerëzish!
Juve, të paaftëve, që na nisni jashtë shtetit për vdekje e na duhet vetëm një serum i thjeshtë, e ju nuk e gjenit dot!
Sepse ka edhe mjekë të mirë ky qytet!
Por ju, që nuk kini as ambicjen më të vogël profesionale. E kjo ka lidhje me jetën!
Që nuk kini as dinjitetin të ikni nga puna kur ndiheni të paaftë. E kjo ka lidhje me jetën!
Që merrni përsipër jetët e njerëzve e vrisni shpirtra duke lënduar të afërmit e të sëmurëve, duke dëmtuar pacientët gjasme i ndihmoni deri sa i coni në gradën e fundit e nisen në Tiranë ose jashtë shtetit! E prapë kjo ka lidhje me jetën! Me jetën!
Si ka mundesi qe kini bërë Betimin e nuk hapni më një libër për të ndihmuar njerëzit!
Sëmundjet avancojnë , ju jo ! E kjo ka lidhje me jetën zotërinj ! Ju jeni fajtor për këtë qe nuk bëni! Sepse kjo ka lidhje me jetën!
Si ka mundesi që me sytë e mi kam parë njerëz që nisen në Tiranë, jashtë, paguajnë kaq shumë e ju ende paguheni nga shteti! Turp tu vijë jo vetëm se jeni të paaftë, por që e kuptoni këtë dhe nuk hiqni dorë!
Ju… s’kini faj për atë qe jeni, por për atë që bëni! Zoti qoftë me ju e me ne që mbetemi në duart tuaja ! Sepse kjo ka lidhje me jetën! 😪
Anila Toto