Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho ka dalë sot nga spitali.
Ai bëri një lidhje në “Open” në Top Channel ku tha se tani është i shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Falë punës së palodhur të doktor Piperos dhe doktoresh Najadës jam shëruar dhe jam në gjendje të mirë fizike.
Kjo sëmundje prek mushkëritë dhe bën mos oksigjenimin e trupit”- tha në “Open” Roland Xhaxho.
“Keni një moment ku mendoni se jeni infektuar?- e pyeti Eni Vasili.
“Kur u bashkova stafit për ndihmën ndaj Covid-19 kam lëvizur shumë. Kam lëvizur deri në Kavajë, por duke qenë se ky virus është i lehtë ka mundësi ta kem marrë nga ajri-“ tha Xhaxho.
Xhaxho tha se në spital ishin të rralla rastet vetëm Covid-19, por kishte shumë pacientë që vuanin nga patologji të tjera.
“Gjatë kohës që isha në spital shikova re se numri i pacientëve me Covid-19 siç isha unë ishte i paktë. Kishte një numër të madh pacientëve që vuanin dhe nga patologji të tjera dhe infektimi i tyre me virusin përkeqësonte gjendjen e tyre shëndetësore. Kam vënë re se virusi nuk prek vetëm mushkëritë por edhe organe të tjera. Frika ime më e madhe ishte mos prekej ndonjë organ tjetër”- tha Xhaxho.