Policia ka njoftuar se 42-vjeçari shqiptar, Erando Mara është arrestuar në flagrancë nga autoritetet italiane të Firences, nën akuzën e trafikut të kokainës.
I prangosuri njihej si furnizues i kafesë dhe pijeve të tjera qe ka përfituar nga leja e lëvizjes së tij për punë, për të transportuar dhe furnizuar me drogë zona të ndryshme të Italisë.
Gjatë ndalimit nga autoritetet policore shqiptari është shfaqur mjaft nervoz, gjë që ka çuar në dyshimet e forcave të rendit për një kontroll të detajuar të automjetit të tij tip Toyota Corolla.
Pas nuhatjes se qenve antidrogë nën sediljen e shoferit u gjet 3.5 kg kokainë e vendosur në 3 pako e 1 kg tjetër u gjet e fshehur në një vend të modifikuar të makinës.
Shqiptari u arrestua me akuzën e trafikut të 4.5 kg kokainë e në banesën e tij në Faenza ku u sekuestruan 37 mijë euro para të thata si dhe 1,300 euro të tjera të cilat i kishte me vete në momentin e ndalimit.
Sipas policise, 42- vjeçari shqiptar Erando Mara, ishte ndaluar nga policia rrugore dhe në ditën e Pashkëve për verifikim të motivit të lëvizjes së tij, por pa iu kontrolluar automjeti.