Lulzim Basha: Do rifillojmë protestat duke respektuar distancimin social!

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se opozita mund të fillojë protestat, si në disa vende të Europës ku është respektuar distancimi social.

Ai e kanë lënë të hapur mundësinë e protestave.

Sipas Bashës, opozita ka organizuar në këto 30 vite protestat më të mëdha ndonjëherë në Shqipëri.

Megjithatë, kryedemokrati nuk e konfirmoi plotësisht, duke u shprehur se planin e publikon PD.

‘Absolutisht mund të organizohen protesta si në Poloni me distancim social.

Shqiptarët e kanë kuptuar që çfarë po bën qeveria, si në një nga shkollat kur i hoqi licensën pasi e akuzoi për panik.

Pas një javë doli dhe foli për arkivole.

Njerëzit as nuk i nxjerr dhe as nuk i fut opozita.

Sigurisht që opoizta ka thërritur në këto 30 vite protestat më të mëdha, por planin e publikon vetë Partia Demokratike’, tha Basha per tv abc.

Loading...