Presidenti Meta dekreton Kodin Penal – Burg për ata që përhapin me dashje koronavirusin

Ashpërsohen masat edhe në mënyrën ligjore me qëllim frenimin e përhajes së koronavirusit.

Ndryshimet në Kodin Penal, që parashikon dënime me burg për të gjithë ata që kryejnë me dashje veprime duke përhapur koronavirusin.

“Si President i Republikës kam dekretuar shpalljen e ligjit për ndryshimet në Kodin Penal mbi COVID-in.

Shpallja u vlerësua për shkak të situatës pandemisë, për arsye se nuk dihet sa do të zgjasë dhe mundësisë së përsëritjes së një situatë të tillë mbetet e paparishikueshme. Kam ndjekur me vëmendje shqetësimet mbi propozimet dhe ndryshimet. Shmangia e procedurave të përshpejtuara nuk është vetëm kërkesë formale kushtetuese.

Kjo kërkon kryerjen e ndryshimeve me konsultim dhe konsensus edhe institucioni i Presidentit iu përgjigj kërkesës së Kuvendit për bashkëpunim.

Diskutimi i gjerë ka çuar në ndryshime thelbësore të produktit final të miratuar në Kuvend.

Nisur nga kjo gjendje, por edhe boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal dhe përhapjen me dashje, presidenti vlerëson se nisma duhet mbështetur. Mes draftit të propozuar fillimisht, atij të miratuar në komisione dhe përmbajtjes finale të ligjit të miratuar ka shumë ndryshime pozitive, që kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të Avokatit të Popullit, presidentit, që lidheshin me llojin e masës së dënimit, qartësinë e veprimeve dhe mosveprimeve, aplikimin e sanksionit penal, pasi të jetë aplikuar sanksioni administrativ.

Përcaktimi i përgjegjësisë penale vetëm për veprime të kryerja me dashje dhe të dignostifikuar si mbartës. Saktësimin e rrethit të subjekteve. Këto përmirësimi ulën masën e dënimit respoektojnë më shumë parimin e sigurisë jjuridike. Presidenti vlerëson që para hyrjes në fuqi të Kodit Penal ministria e Shëndetësisë, Komiteti i Ekspertëve dhe ndërmoinistor të vlerësojnë plotësimin e kuadrit ligjor si dhe përcaktimin e qartë she shterures, sipas ligjit të sëmundjeve të rrezikshme që lidhen me zbatimin e masave të jashtëzakonshme. Duhet një fushatë e gjerë informimi publik. Fushata duhet të përfshirë edhe normat e reja penale” tha ai.

Loading...