BE i jep Shqiperise 160 milione euro kredi.
Zëvendës Presidenti i Këshillit Europian Vladis Dombrovskis, ka njoftuar se BE ka vënë në dispozicion 3 miliard euro kredi për 10 vende të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjët.
Financimi për këto shtete ka per adresim përballjen me krizën ekonomike për shkak të Covid-19.
Për Shqipërinë do të alokohen 180 milion euro kredi, ndërsa për Kosovës 100 milion euro, ndërkaq për Malin e Zi, 60 milion euro.
Ne lidhje me kete vendim reagoi edhe ambasadori i BE ne Tirane.
“Ndihma e BE për Shqipërinë në kohën e COVID19 shënon një tjetër hap të rëndësishëm. Në krye të ndihmës së mëparshme, KE propozon 180 milion € në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike”, shkruan ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.