“Bota ende nuk i ka larë duart nga koronavirusi i ri, i cili ka vrarë më shumë se 177 800 njerëz në mbarë botën”, paralajmëroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Mos bëni gabim: kemi ende shumë rrugë për të bërë. Ky virus do të na shoqërojë për një kohë të gjatë”, tha Ghebreyesus, gjatë një konference virtuale për shtyp, nga selia e agjencisë së OKB-së në Gjenevë.
OBSH, e kritikuar shumë nga SHBA-ja për menaxhimin që ajo i bëri epidemisë së COVID-19, theksoi se ajo paralajmëroi në kohën e duhur për urgjencën ndërkombëtare shëndetësore.
Loading...