Seanca plenare nis ndryshe/ Kuvendi nderon aktorin Rikard Ljarja,një minutë heshtje nga deputetët

Sot seanca plenare ka nisur ndryshe nga herë të tjera.

Me një minutë heshtje ka nisur seanca në nderim të aktorit Rikard Ljarja i ndarë nga jeta tri ditë më parë.

Me kërkesë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputët mbajtën një minutë heshtje në nderim të figurës së aktorit Ljarja.

Aktori Rikard Ljarja u nda nga jeta mbrëmjen e 20 prillit në moshën 77 vjecare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë

Loading...