Opozita parlamentare ka qene aktive me diskutime ne seancen e sotme duke mos kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama, presidentit Meta dhe kryetarit te PD Lulzim Basha.
Deputeti Ralf Gjoni tha se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është e pajustifikueshme.
Sipas tij, në situatën në të cilën ndodhet Shqipëria nuk ka asnjë arsye të fortë që qeveria të marrë këtë vendim.
“Nuk ka arsye të fortë për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Realiteti është që në Shqipëri koronavirusi nuk po bën kërdinë dhe ky është lajm i mirë.
Por, duhet pasur parasysh që jeta ekonomike duhet të fillojë. Ku jeni mo socialistë, ngelët duke ulëritur për shkarkimin e Ilir Metës, sot e keni kthyer në deputet me korrespondencë.
Si mundet Taulant, përse nuk e shkarkoni. Këta rrotullohen treshe në krevat mbi kurrizin tuaj. Kjo është fatkeqësia natyrore e vërtetë treshja që rrotullohet në krevat dhe luajnë me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Rama ka një fat madh që ka përballë një dështak, që bën si lider opozite. Është e turpshme që Shqipëria mbahet peng nga një histori dashuri-urrejtjeje”, deklaroi Gjoni