“Dëgjova me vëmendje zonjën Spiropali. Nuk e di a jeni konsultuar me kapon për këtë afatin, me atë të gjirit të Lalzit. Nga gjithë kjo pandemi ajo që më kënaq shumë është rikthimi pas një divorci formal ashtu sikurse familjet shqiptare në 81’ kur u mblodhën lopët deri në 90’ ndaheshin formalisht për të marrë 1 kg më shumë vaj. Kështu sic bëtë edhe ju tani. Kodi penal është miratuar në mënyrë të kundraligjshme’, tha deputeti.
Ai vijoi me tej duke thene:
Besoj kur ti kërkoj derjtorisë së seancave videot, kamerat për ti bërë padi në gjykatën Kushtetuese atij Kodit të ndryshuar në mënyrë të kundraligjshme në shkelje flagrante me 3 nenet e rregullores, mbase do shoh që ka votuar edhe gardiani. Por pse miratojmë aktet noramtive kot, kur sulltani i Surrelit i anuloi të premten. Të gjthë cfarë kaluam ne këtu, gjobat, bllokim makinash, sekuestrim makinash. I madhërishmi doli të premten dhe tha; “lere mo se bëra shaka, dhe i falim ne se ata nuk dinë”.
Ky është santa klausi ky, anullon të gjitha. Të parët duhet të pyesni shefin e këtij të madhit, kapon, që a është dakord me 23-in. Cfarë kam vënë re këto ditë në tollovinë e porpagandës së ERTV. Hapen hotelet thotë?!, ku shqiptarët janë të mbyllur, kush do të flejë atje? Për çfarë e bëni? Do ju lejoj lëvizjen e makinës thotë burrat para, gratë skiç prapa, por a i thoni ju që ata flejnë në një krevat bashkë? Ka edhe nga ata që nuk flejnë në fakt. Po në gjumë ca bëjnë këta?
Për 2 paketat tuaja thoni se janë dhënë 360 milion euro. Më thoni kujt ja keni dhënë, bëni transparente listën, kush kategori ka fituar? Sepse sipas kësaj llogarie 360 mijë familje shqiptare duhet t merrnin nga 1 mijë euro”.
Ata janë pjesa që janë pa bukë. Çfarë kujtoni ju se i shpëtojnë qeset tuaja. Jo, jo, qeset janë për të ngrohur xhepat tuaj. Nga shkojnë lekët, këtu tha se nuk bën tendera sekret. Si nuk bën tenderat sekretë?
Ti ka bërë kjo, ministrja e mbrojtjes, si Gazidedja në 97, 4 copë kjo. Tenderin e maskave sekret, tenderin e kiteve sekret, tenderin e mbetjeve spitalore sekret, tenderin e aspiratorëve sekret, tenderin e monitorëve sekret, çfarë ka për sekret këtu?
Do na infektojë armiku? Imperializmi amerikan? Do na i bëj maskat me helm? çfarë thotë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit? E keni lexuar apo jo?
75 % e tenderave sekret janë 20 % më të lartë se sa vlera ofertuese. Vetëm ministria e Mbrojtjes thoitrë raporti i Kontrollit të lartë të shtetit në diferencë mes tenderave normalë dhe sekretë ka 10 milion dollarë më tepër abuzim. S’kemi lek thoni. Patjetër që nuk keni se 240 milion euro është dëmi ekonomik në vitin 2019 thotë raporti. Nga të ardhurat dhe shpenzimet tuaja. Unë nuk e di se si mendoni që shqiptarët ti bëni arrest shtëpie kur ata që ishin në burg me leje të këtij kuvendi do jenë deri në gusht në shtëpi, pa i çuar asnjë lekj dhe pa i përkrahur që ata minimalisht të mbajnë familjen me bukë. Nga dita që keni ardhur dhe deri tani 243 tendera sekret keni bërë. Prandaj unë nuk di që të jetë kaq i mirëmenduar, i kronometruar ky akt për të mbyllur shqiptarët deri në qershor. Ju zonja Spiropali a jeni dakord që shqiptarët të dalin me turne?
Po për bujqësinë a keni menduar të jepni ndonjë kokërr leku?
Ndaj aktet normative që miratohen në këtë parlament dhe anulohen nga i madhënishmi janë më shumë demagogji dhe propagandë. Ju kujtoni se shqiptarët i ka ruajtur kujdesi juaj nga kjo pandemi? Jo jo, dashtë zoti mos të rëndohet situata si në Itali.