Deputeti Halit Valteri: I bëni ligjet si të doni dhe nuk pyesni fare për opozitë.Nëse doni ne ikim fare nga këtu…

Deputeti Halit Valteri teksa deklaroi se nuk iu është dhënë shumë kohë në dispozicion për të folur, paralajmëroi se opozita e re mund të lërë Kuvendin dhe të djegë mandatet, ashtu sikurse bënë deputetët e PD-së dhe të LSI-së.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se maxhoranca bën ligjet dhe nuk pyet për opozitën.

“Ne duam kohë të flasim, se keni blerë 25 deputetë këtu e votojnë sipas atyre që doni ju e që ua dërgoni në Whattsapp. I bëni ligjet si të doni dhe nuk pyesni fare për opozitë.

Nëse doni ne ikim fare nga këtu e bëjmë siç bënë atë të parët, por kemi menduar të bëjmë diçka ndryshe. Për ça e do kohën maxhoranca, për të mbrojtur tenderat sekret që i bëni natën”, u shpreh deputeti Valeri.

Loading...