Në spital 36 pacientë me koronavirus, ku po zgjerohet harta e kuqe

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar me COVID-19, të cilësuar, ndërkohë që numri i të shëruarve është më i lartë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Mësohet se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensivem. Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, ku 4 prej tyre janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë. Sakaq, harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë 276 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 102 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 65 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 28 raste

Loading...