Ndryshimet në Kodin Penal, paralajmëron Murrizi: Do ta padis atë paçavure në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalimit në seancën plenare për ndryshimet në Kodin Penal dhe sipas tij votimi është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe ai votim duhet të anuluar.

Më tej ai u shpreh se ndryshimet në Kodin Penal do i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, për t’i shpallur si anti-kushtetuese.

“Nuk dëgjova askënd të ketë marrë fjalën apo të ketë propozuar diçka. Ne nuk kemi njoftim për amendament shtesë.

Rradha e votimit të amandamentëve hidhet në votim. Jo kur kishte mbaruar votimi. U lexua një variant tjetër që se di ku erdhi. Ju ftoj të marrin në shqyrtim shkeljen kushtetuese të tre neneve të rregullore.

Do ta padis atë paçavure të Kodit Penal në Gjykatën Kushtetuese. Do e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese atë procedurë të ndjekur për ndryshimet në Kodin Penal.

Është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe ligji e thotë qartë që nëse është miratuar në kundërshtim me rreguloren ai duhet të shpallet i pavlefshëm”- tha Murrizi.

Loading...