‘Suxhuk Skënderbeu’ – politikani shqiptar paralajmëron edhe sallamë ‘Isë Boletini’

Kryetari i Partisë Shqiptare ‘Atdheu’, Kreshnik Osmani ka përqeshur faktin që në tregun shqiptar qarkullon një lloj suxhuku me emrin ‘Suxhuk Skenderbeu’.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se këtu kemi të bëjmë me nacionalizëm fals, kulturë false dhe mashtrim me simbolet e kombit, transmeton Periskopi.

Madje ai ka paralajmëruar se pas këtij suxhuku, mund të presim produkte të tjera, si salam me emrin e Isa Boletinit, proshutë të Ismail Qemalit etj.

Ja postimi i plotë:

Kur nacionalizmi fals, behet bashke me intelektin fals, me kulturen false, me mashtrimin dhe biznesin me simbolet e Kombit here per para, here per vota, here per lajke ne fejsbuk rezultati është suxhuku i Skenderbeut, sallami i Isa Boletinit, kremvicja e Hasan Prishtines, proshuta e Ismail Qemalit dhe bifteku i Donikes se Skenderbeut! 106 pavaresi.

Loading...