Rudina Hajdari: Ja përse votova kundër zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Rudina Hajdari deklaroi se votoi kundër zgjatjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor, pasi qeveria, sipas saj, nuk dha asnjë shpjegim se përse nuk shtyrja nuk bëhet me 30 ditë, por 2 muaj për njëherë.

“Jo sepse nuk isha dakord, pasi nga qeveria nuk kishte asnjë shpjegim pse u bë një shtyrje e tillë dhe jo një muaj që është periudhë më e kuptueshme dhe e ligjshme.

Kur duam të shtyjmë një afat, të na jepet një e drejtë që të shtyhet për 30 ditë dhe jo për dy muaj.

Kërkova një llogari nga qeveria, sepse nuk pashë logjikë dhe argumente sikur duhet të jenë me ekspertë apo që janë të fushës sepse duhet kjo shtyrje.

Po të shikosh gjendja patjetër që ka pikëpyetjet e veta dhe është fatkeqësie, por po të shikosh rastet nuk ka një logjikë, sistematikë nga qeveria dhe unë këtë kërkova një shpjegim dhe nuk mua pse duhet shtyrja për dy muaj.

Kjo do të thotë se do të na privohen disa të drejta, por si do të kompensohen nga qeveria duke marrë parasysh edhe aktet normative. Si do të merren parasysh, shkëputja e bizneseve dhe të tjera” tha ajo./shqiptarja

Loading...