Në fjalën e tij mjeku i njohur komentoi edhe masat e qeverisë për rihapjen e vendit pas karantinës.
Brataj tha nëse ka rritje të madhe të të prekurve nga pandemia, masat shtrënguese do të rikthehen.
“Problem i lirimit të masave. Sa do zgjasë? Ne nuk e llogarisim dot. Por ne e kemi kurbën e sheshtë dhe në një ditë s’kemi në një ditë rritet. Por kjo po kontrollohet.
Lirimi i masave do të thotë hapja e bizneseve por janë edhe protokollet se si do të sillen njerëzit. Është një periudhë prove për dy javë. Nëse dikush infektohet brenda dy javëve do të shfaqim simptoma të lehta apo me komplikacione.
Përqindja më e madhe është ditët e para. Në dy javë do të shohim numrin e të infektuarve dhe në fund të dy javëve do të themi sa kemi dhe nëse përballohet. Por nëse do të kemi një mijë atëherë nuk ka funksionuar liria dhe respektimi i rregullave.
Kjo s’do të thotë se nuk të kap 14 ditë por të kap edhe ditën e dhjetë nga një prekje pa dashje.
Nëse do t’i respektojmë dhe në fund të këtyre dy jave mund të lirohen më shumë bizneset. Ekspertë punojnë çdo ditë janë skenarët gati nëse numri është i ulët do të hapen.
Plan i masave është shumë i mirë. Në disa qytete kanë ditë dhe javë që nuk kanë raste të reja. Këto qytete realisht janë të pa infektuar por frika e spostimit është ajo që krijon problemin. Kjo është indikator pozitiv.” tha Brataj.