Laureta Petoshati
Ai mirë e ka, se ka qenë një periudhë me trion vlonjate, Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe Meliha Doda me fizarmonicistin Dola Sareta, pastaj këngëtarë të mrekullueshëm si Kleopatra Skarço, (pa përmendur ata të këngës së lehtë), që kësaj kënge i dhanë një vend të rëndësishëm në kulturën tonë kombëtare.
Por të mos harrojmë që shtrati i saj ishte dhe mbetet polifonia, pasuri e njerëzimit.
Ajo, që më dhemb sinqerisht si vlonjate (dhe shamëni sa të doni se më është regjur lëkura) se në të gjitha këto këngë popullore qytetare vlonjate, nuk gjej një këngë që të jetë kaq jetëgjatë, të krahasohet apo të jetë më lart si në tekst dhe në muzikë si kënga “Eja, eja lule borë” e kompozuar nga Simon Gjoni me tekst të Zef Palit.
Nëse më gjeni një të tillë unë do ta mbyll gojën, ndryshe mbylleni ju dhe mjaft me mbroçkulla.