Një nga mikrobiologët më të njohur nga Rusia ka deklaruar se koronavirusi është rezultat i “çmendurive”, që bënë me të në laborator, shkencëtarët në Wuhan të Kinës.
Profesori Petr Chumakov thotë se qëllimi i tyre ishte të studionin virusin dhe jo të krijonin një virus vdekjeprurës.
“Në Kinë, shkencëtarët në Laboratorin e Wuhanit, po punonin intensivisht për zhvillimin e disa varianteve të koronavirusit gjatë 10 viteve të fundit.
Ata e bënë këtë, jo me qëllim të keq, por për të studiuar. Për mendimin tim, kanë bërë çmenduri.
Për shembull, kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit që të infektojë qelizat njerëzore”, tha Chumakov për “Moskovsky Komsomolets”./a2 cnn
Loading...