Një foshnje e dobët, fotografia e të cilës e tregonte atë shtrirë në një shtrat spitalor duke luftuar koronavirusin, tronditi gjithë Anglinë.
Më pak se dy javë më parë, Erin Bates gjashtë muajsh ishte në kujdes intensive, i lidhur me një makinë oksigjeni dhe rrethuar nga tuba dhe pajisje.
Diagnoza e Covid-19 erdhi pasi foshnja po kalonte disa probleme me zemrën. Mjekët kishin kërkuar që të bëhej operacion.
Dje, mjekët në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey Children, në Liverpool, i thanë familjes së saj se ajo është prekur.
Babai i foshnjes, z. Bates, 32 vjeç, tha që Erin, do të mbetet një pacient afatgjatë për shkak të problemeve të tjera mjekësore, por fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën.
Loading...