Meta: Ditë më të mira do të vijnë patjetër, bashkoj lutjet e mia me shqiptarët

Presidenti Ilir Meta uron sërish besimtarët myslimanë, që sot konsumuan iftarin e parë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Sipas Presidentit, “iftari tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, por këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht”.

Mesazhi i Metës:

Sot është dita e parë e agjërimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Iftari, që tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht.

Bashkoj lutjet e mia me të gjithë shqiptarët dhe në veçanti me besimtarët myslimanë kudo ndodhen, me bindjen se ditë më të mira patjetër do të vijnë.

“Pas vështirësisë vjen lehtësimi” Kuran. 🇦🇱

Loading...