Sot dita e tyre e daljes/ Rama: Sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë

Sot është dita e dytë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit në vendoin tonë që të moshuarit kanë të drejtë të dalin nëpër rrugë.

Kjo si pasojë e masave për ruajtjen e tyre, pasi kjo kategori është ndër më të rrezikuarit nga COVID-19.

Për këtë arsye kryeministri Edi Rama i ka përshëndetur sot me anë të një reagimi në faqen zyrtare, ku shkruan disa prej shumë të mirave që kjo kategori i ka sjellë vendit tonë në veçanti.

Kryeministri Rama me anë të një statusi në Facebook, shkruan:

Sa shumë mund e dashuri në rritjen e fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve. Sa shumë punë e mund për familjen dhe për Shqipërinë. Sa shumë sakrifica e po aq modesti e mirëkuptim në pranimin e tyre. Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë.

blob:https://www.facebook.com/c7920682-9a7a-45ef-a2f8-f36adc4b404f

Loading...