Argëtim në kushte izolimi/ Trupa e Varietesë e Teatrit ‘Petro Marko’, vazhdon të jap shfaqje për publikun vlonjat në zona të ndryshme të qytetit

Prej disa ditësh trupa e Varietesë e Teatrit “Petro Marko” në Vlore, vazhdon të japi shfaqje për publikun vlonjat në zona të ndryshme të qytetit.

Organizatorët e tij thonë se synonë që të argëtojnë bashkëqytetarët e tyre në këto ditë të vështira të karantinës nga koronavirusi.

Këngëtarët, humoristët dhe orkestrantët e kësaj trupe janë ndjekur me interes nga qytetarët që kishin mbushur dritaret, ballkonet dhe taraca te pallateve.

Disa prej tyre ndërsa ndiqnin koncertet këndonin e kërcenin nën tingujt e muzikës.

Loading...