Vlonjatët ‘sfidojnë’ koronavirusin, frekuentojnë plazhin

Temperaturat e larta kanë bërë që Vlora sot të ketë fluks të lartë qytetarësh në plazh dhe qytet.

Bulevardi Vlorë-Skelë, Lungomarja e çdo lagje tjetër e qytetit ka qenë plot.

Shumica e qytetarëve janë pa masat anti Covid-19, por asnjëri prej tyre nuk ndihet i frikësuar.

Ditën e sotme janë parë dhe qytetarë të cilët lahen në det pa asnjë lloj frike nga situata apo dhe gjobat e policisë.

Petrit Braka, një 54 vjeçar nga Vlora vazhdon të frekuentojë detin e të notojë edhe pse rreziku nga koronavirusi ende vazhdon.

Ai shprehet se zgjedhja më e mirë për këtë situatë është frekuentimi i detit i cili këto ditë ka qenë në një temperaturë të pranueshme për trupin.

Kur ka kaluar 1 muaj nga rasti i fundit me COVID-19 në Vlorë, qytetarët duket sikur nuk ndiejnë më frikën e fillimit dhe vazhdojnë rutinën e përditshme.

Loading...