Ai është shpallur në kërkim për akuzën e pla gosjes dhe kan osjes, raporton BW, pasi pak ditë me parë në rrugën “Ali Demi” ai dhe 2 persona ende të pa identifikuar dyshohet se kanë dhu nuar dy vajza që po kalonin në rrugë.
Pas mbërritjes në spital ku morën ndihmë mjekësore vajzat kanë treguar se punojnë në një market dhe pas mbylljes së tij “rreth orës 16 kanë qenë duke shkuar në shtëpi dhe në rrugë nuk ka pasur persona”.
Vajzave u kanë folur 3 djem nga një makinë kafe me targa AA 562 JM. Kur vajzat kanë refuzuar ftesën ata i kanë dhu nuar.
Oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1 kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe kanë identifikuar mjetin i cili rezulton i marrë me qira nga një person.
I thirrur në polici ai ka thënë se ia ka lënë në dorëzim shtetasit E.Kotorri mjetin. Në këto rrethana policia e ka shpallur në kërkim.
DESHMITE
Vajzat me inicialin e parë O. dhe D. kanë dëshmuar për policinë se sapo kishin dalë nga puna në një market kur një makinë iu është afruar dhe tre djem që ndodheshin në të i kanë nga cmuar dhe iu kanë kërkuar të shkojnë me të.
Fillimisht vajzat nuk kanë folur por pasi makina ka vijuar t’i ndjekë, iu kanë kërkuar tre autorëve të dyshuar t’i lënë rehat.
“Pasi i refuzuam, kaluan para nesh dhe ndaluan 50 metër më poshtë. Fikën makinën dhe pritën. Kur u afruam nisën të ofendonin e fyenin ‘çfarë ju duket vetja shumë të bukura që na refuzoni’ dhe na kanë rr ahur e që lluar. Na kër cënuan.
Më pas na kanë lënë aty e kanë ikur. Njoftuam vetë policinë dhe ambulancën”, kanë dëshmuar vajzat.
BW raporton se Policia ka shpallur në kërkim Elidon Kotorrin dhe 2 bashkëpunëtorët e tij që aku zohen për pla gosje dhe kan osje.