“A do të mund të shkojmë me pushime këtë verë?- është pyetja që bëjnë njerëzit thuajse në të gjithë botën, aq më teper në Itali, aty ku situata ka qënë shumë e rëndë deri më tani.
Nxehtësia është një antiviral i mire ashtu si edhe deti.
Mund të ketë distanca dhe kufij për tu ndjekur apo edhe mundësia e përdorimit të maskave, por kjo situatë nuk do ti pengoje njerezit që të shijojnmë sezonin e verës. Të paktën kështu mendojnë zëra të ndryshëm edhe në mesin e mjekeve virolog në Itali.
“Dua t’u them njerëzve që ju mund të shkoni në det këtë vit, uji i kripës është një antiviral i shkëlqyeshëm “.
Këto janë fjalët e profesor Giulio Filippo Tarro, një virolog i famshëm, i cili foli në Radio Marte.
Për mundësinë e rifillimit të sportit ai thotë:
Për mua, sporti gjithashtu mund të riniset, madje edhe lojtarët e ekipit mund të rifillojnë normalisht.”
Në fund ai foli gjithashtu për një “kthim” të mundshëm të virusit:
“Për hipotezën se ai zhduket kemi përvojën e Sars, i cili në fakt u zhduk në fund të pranverës. Mund të jemi në të njëjtën situatë. Nëse duam ta krahasojmë atë me një ndikim sezonal mund të kthehej, por sigurisht në një formë më të vogël në kuptimin që shumica e njerëzve do të kenë zhvilluar antitrupa ndaj Coronavirus deri tani”, citon vizionplus.