Koronavirusi vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.
Në moshën 36 vjeçare, ka ndërruar jetë aktivisti i dalluar nga Gradeci i Gostivarit, Ermir Zulbeari.
I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemër. Mjekët konstatuan që i ndjeri ka qenë i prekur nga virusi korona.
Zulbari kishte lindur me 8 shkurt 1984 në fshatin Gradec.
Ka qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi në disa mandate.
Ai do të mbahet mend ndër shokë si dashamir i sportit. Ishte baba i 3 fëmijëve.
Para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.
Loading...