“Tregtia e paligjshme e jetës së egër dhe dora e rënduar e njerëzimit mbi natyrën, duhen fajësuar për pandeminë e koronavirusit – thotë një shkencëtar i njohur amerikan, sipas të cilit, kjo nuk është hakmarrja e natyrës por është diçka që ne ia kemi bërë vetes.
Shkencëtarët zbulojnë se dy deri në katër viruse të reja krijohen çdo vit si rezultat i abuzimit të njerëzve me natyrën dhe secili prej tyre mund të çojë në pandemi – thotë Tomas Lobejoy, i cili edhe ka dalë me termin ‘diversiteti biologjik’ në 1980 dhe shpesh përmenden si ati i biodiversitetit.
“Kjo pandemi është pasojë e ndërhyrjes sonë të vazhdueshme dhe të tepruar mbi natyrën dhe tregtinë e gjerë të paligjshme të jetës së egër, në veçanti e tregjeve të jetës së egër… gjithçka është e qartë. Ishte thjeshtë çështje kohe para se diçka e tillë të ndodhte”, thotë Lovejoy, profesor i shkencave ambientalistë në universitetin George Mason.
Komentet e tij i paraprinë publikimit të një raporti të qendrës amerikane të progresit, ku argumentohej se SHBA duhej të shtonte përpjekjet për të luftuar tregtinë e jetës së egër për të ndihmuar në zbrapsjen e pandemive.
Pikërisht një treg kafshësh të egra në Wuhan, mendohet se është vendi nga ku e ka origjinën covid 19 dhe thuhet se në të tregtoheshin që nga dhelprat, minjtë, ketrat, këlyshët e ujqve e deri tek salamandrat.